Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

Trajneri i klubit të njohur njofton largimin në fund të sezonit, dalin emrat e kandidatëve për ta pasuar në stol

Shkruar nga NEWSPORT
Trajneri i klubit të njohur njofton largimin në fund të sezonit,
Luis Enrique dhe Ernesto Valverde

Ernesto Valverde nuk do të jetë më trajneri i Athletic Bilbaos, duke filluar nga sezoni i ardhshëm. Trajneri ka marrë vendimin për të provuar një eksperiencë të re dhe beson se epoka e tij në "San Mames" ka përfunduar.

Klubi spanjoll ka nisur nga puna për t'u vënë në kërkim të emrit që do të pasojë spanjollin, ndërsa në "orbitë" kanë dalë disa alternativa. Andoni Iraola dhe Inigo Perez janë momentalisht në "pole-position" për të firmosur me skuadrën, teksa duhet pritur fundi i këtij sezoni për të kuptuar se kush do të ulet në krye të Bilbaos, pasi Valverde të jetë larguar.

Ky ishte rikthimi i dytë i 62-vjeçarit në klubin bask. Më herët, ai ka drejtuar në Spanjë Barcelonën në sezonet 2017-2020, pasi zëvendësoi Luis Enriquen të larguar. 

Poll

Lexo gjithashtu