Kosova luan në Fadil vokrri ndeshjen 90 minutat e fundit të Nations League. Dardanët përballen me Qipron në orën 20:45. Me Greqinë që tashmë ka siguruar vendin e parë, tre ekipet e tjera luftojnë për qëndrimin në Ligën C. Kosova mjaftohet me vetëm 1 pikë ose me humbjen e Irlandës së Veriut ndaj Greqisë për të ruajtur vendin e saj në këtë ligë.
Trajneri Giressë ka zgjedhur titullarët e tij me Rrahmanin që rikthehet në formacion pas dëmtimit në ndeshjne e fundit. Fazliji do të luajë përpara mbrojtjes me Muslijan dhe Celinën krah tij. Rashani dhe Zeneli do të mbështesin gjignatin e sulmit, Vedat Muriqi.
Formacionet Zyrtare:
[caption id="attachment_660102" align="alignnone" width="150"] Formacioni i Kosoves dhe Qipros[/caption]