
Jamal Musiala konsiderohet nga shumë njerëz si talenti më i madh në futbollin gjerman për momentin. Edhe pse vetëm 20-vjeçar ai tregon shumë mentalitet në fushë dhe duket sikur ka një jetë që luan.
Në një moshë të re, por Musiala ka grumbulluar më shumë se 130 paraqitje me fanellën e Bayern Munich. Por pavarësisht rëndësisë së tij në klubin gjerman, e ardhmja e tij tek bavarezët nuk është më e sigurt. Real Madrid është një nga skuadrat që ka interes për shërbimet e Musialas.
Edhe Liverpooli është në garë, por interesi i spanjollëve duket më serioz. Madje Florentino Perez thuhet se është i gatshëm të shpenzojë më shumë se 110 milionë euro për të transferuar 20-vjeçarin gjerman në “Santiago Bernabeu”.