Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Rashford nuk dorëzohet pas humbjes turpëruese në “Anfield” dhe premton kthesën ndaj Betis

Shkruar nga NEWSPORT
Rashford nuk dorëzohet pas humbjes turpëruese në

Sulmuesi i Manchester United, Marcus Rashford ka folur para sfidës që ekipi i tij do luajë përballë Real Betis nesër në Old Trafford. Takimi është i vlefshëm për 1/16 e Europa League dhe pas një jave luhet ndeshja e kthimit në Spanjë. Manchester United vjen pas një disfatë turpëruese me Liverpool me rezultatin 7-0.

Kjo humbje i ka bërë të gjithë në Manchester të reflektojnë për pjesën e mbetur të sezonit. “Ne nuk dorëzohemi, kjo nuk ka kuptim”, shprehet Rashford.

“Unë jam 100% në formë. Kemi pasur një tur të mirë stërvitor në verë me ekipin në para-sezon, kishte ndryshime, kishim një trajner të rid he një mënyrë të re loje dhe ishte emocioniuese për mua. Thjesht doja të jepja gjithçka që munda dhe që atëherë nuk e kam kthyer kokën pas. Ndiej se jemi rritur shumë si ekip dhe fituam ndeshje me stilin tonë të lojës. Ka kohë që nuk mund ta thoja këtë.

Ne kemi mundur ekipe të mëdha në të kaluarën dhe kemi fituar ndeshje të mëdha, por gjithmonë na është dashur ta bëjmë atë në një mënyrë të ndryshme nga ajo që do të preferonim. Këtë sezon kemi bërë më të mirën për të luajtur futboll dhe për të fituar ndeshjet”, ka përfunduar Rashford

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga