Granit Xhaka u rikthye titullar me Arsenalin, duke treguar vlerat e tij më të mira. Ai realizoi golin e parë për "Topçinjtë" në mbrëmjen e sotme në transfertën e Ludogorets, e cila përfundoi me shifrat 2-3 për londinezët.
Xhaka është mjaft entuziast pas takimit, ku nuk harron të postojë në rrjetet sociale, ku shprehet: "Kjo është një natë e madhe për ne. Kthim fantastik nga një deficit. Arsenali e bëri këtë!", tha mesfushori shqiptar i përfaqësueses së Zvicrës.
Poll