Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

Presidenti i Serbisë reagon për "shqiponjën" në ndeshjen e djeshme

Shkruar nga NEWSPORT
Presidenti i Serbisë reagon për "shqiponjën" në

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka reaguar në lidhje me atë që mediat serbe e cilësuan si "provokim të rëndë" ditën e djeshme në ndeshjen Serbi-Zvicër.

Numri një i shtetit serb deklaroi se provokimi nuk duhet të demoralizojë ekipin dhe gjithë kombin serb dhe se serbët duhet të vazhdojnë të mbështesin kombëtaren pavarësisht humbjes.

"Provokimi i futbollistëve shqiptarë, nuk duhet ta demotivojë Serbinë", ka deklaruar Vuçiç duke shtuar se serbët nuk kanë ofenduar askënd, ashtu siç, sipas tij, bënë shqiptarët.

"Kombi ynë është i bashkuar, i bashkuar edhe në trishtim dhe vështirësi, por ne nuk e fyem askënd, sepse e duam vendin tonë dhe nuk e urrejmë askënd. Ne do të mbështesim lojtarët tanë, ne besojmë në fitore në ndeshjen e ardhshme. Dhe, nëse nuk fitojmë, do të vazhdojmë ta duam ekipin tonë", ka thënë presidenti Vuçic.

Nuk dihet nëse ky "acarim" i rradhës mes serbëve dhe shqiptarëve për shkak të sportit do të ndikojë dhe në marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve, duke ditur mirëkuptimin e veçantë që presidenti Vuçiç ka me Kryeministrin Rama.

Tags:

FACENEWS

Poll

Lexo gjithashtu