
Milani fitoi ndaj Napolit në San Siro çerekfinalen e parë në Champions. Kuqezinjtë triumfuan minimalisht 1-0 falë golit të Bennacer. Pas ndeshjes në konferencën për shtyp trajneri Pioli ishte mjaft i kënaqur nga fitorja dhe performanca e skuadrës.
“Unë po mendoj për ndeshjen e dytë, do të jetë një tjetër lojë e mrekullueshme, siç ishte dhe kjo. Pati gabime teknike nga të dyja palët, janë ndeshje të balancuara të vështira për të dyja ekipet.
Është një rezultat që na intereson, na ekuilibron dhe na jep një shans për të kaluar.
Bennacer? Luajti një lojë të shkëlqyer por më pas u lodh dhe u futa një anësor më sulmues.
Leao? Më pëlqyen të gjithë, luajtëm një ndeshje të Champions League, kundër një ekipi të fortë. Asnjë rezultat nuk do ta mbyllte diskutimin për kualifikimin, tani do të shkojmë në Napoli me besim dhe përqëndrim, i dimë vështirësitë që do të hasim.”