
Skuadra e Partizanit ishte planifikuar të luante në Ligën e Kampionëve, pas përjashtimit të Skënderbeut nga ky kompeticion. Por para disa ditësh vjen njoftimi që UEFA e ka pezulluar vendimin e saj deri në vendimin që do të marrë CAS-i, duke bërë që bardhekuqtë të shortohen në këtë kompeticion.
Edhe një ditë ka mbetur nga dorëzimi i listës së lojtarëve në zyrat e UEFA-s për ndeshjet që do të zhvillohen në kupat e Europës. Për momentin të kuqtë nuk kanë asnjë sulmues në skuadër. Koha është shumë e limituar për të afruar sulmues, por edhe nëse ndodh, lind pyetja: Në çfarë forme do të jenë këta lojtarë? Klubi ka premtuar për një përfaqësim dinjitoz, por orët në vazhdim do të na e tregojnë.
Poll