Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

PIOLI e pranon: Fitorja në takimin e parë na ndihmoi, të gjithë na kosideruan të dobët. Gjysmëfinalja? Dua derbin

Shkruar nga NEWSPORT
PIOLI e pranon: Fitorja në takimin e parë na ndihmoi, të

Milan arriti të rishkruajë historinë pas 16 vitesh, ndërsa siguroi edhe biletën për në gjysmfinalen e Champions League. Kuqezinjtë arritën të kualifikoheshin me rezultat të përgjithshëm 2-1 ndaj napolit, me këtë të fundit që përshëndetet me këtë kompeticion.

Pas kësaj fitoreje historike ka folur Stefano Pioli, i cili nuk nguroi të “thumbonte” , ku theksoi se të gjithë i konsiddruan të dobët, por tashmë dëshirojmë derbi në gjysmëfinalen.

“Të gjithë na quajtën të dobët, por unë stërvit një grup me zemër të madhe. Ne donim dhe e merituam kualifikim, urime djemve të mi. Tani mund të jetë derbi kundër Interit. Me siguri do të jetë kështu sepse ata kanë një avantazh të madh pas ndeshjes së parë, do të jenë dy përplasje të tjera shumë të vështira dhe stimuluese. Është normale që do të jetë kështu sepse do të të jenë dy gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Fitorja 1-0 në ndeshjen e parë na ndihmoi në një drejtim dhe u ndalëm në tjetrin. Nuk donim t'i jepnim thellësi Osimhenit, në pjesën e dytë na u desh të driblonim më mirë, por shumë nga lojtarët tanë nuk kishin luajtur kurrë një ndeshje kaq të rëndësishme. Të gjithë sakrifikuan. Falë edhe tifozëve tanë që na kanë mbështetur gjithmonë, ne jemi krenarë”, ka deklaruar timoneri i kuqezinjtë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga