Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Pep Guardiola nuk e fsheh "dashurinë" për Messin: Ai është më i miri që kam parë ndonjëherë

Shkruar nga NEWSPORT
Pep Guardiola nuk e fsheh "dashurinë" për Messin: Ai

Prej kohësh është i njohur admirimi që Pep Guardiola ka për Leo Messin. Që nga koha kur tekniku spanjoll ka punuar tek Barcelona me të, e deri më sot që Guardiola është tek Manchester City, e ka shprehur gjithmonë dashurinë që ka për argjentinasin.

Por edhe në një intervistë të dhënë së fundmi, trajneri spanjoll i është përgjigjur një pyetje për “Pleshtin” që aktualisht aktivizohet tek Inter Miami.

“Ai është më i miri që kam parë ndonjëherë. Përshtypja e parë qëndron deri në fund. E kam parë Maradonën, por e kam parë Messin në stërvitje. Mbaj mend në një ndeshje që po luanim, rezultati ishte 0-0. Ai luajti 20 minutat e fundit dhe ne fituam me rezultatin 3-0 me tre golat e tij. Maradona ishte sigurisht më i miri në kohën e tij, më vjen keq për të gjithë të tjerët, por Messi është diçka tjetër”, është shprehur Pep Guardiola.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga