
Paris Saint-Germain është në një revolucion teksa e nisi që me largimin e Messit apo edhe me emërimin e Luis Enrique në krye të stolit parizien. Lojtarët që do të largohen besohet se do të jenë të shumtë dhe do të ketë një ndryshim rrënjësor të ekipit.
Përveç largimeve apo dhe afrimeve në ekip si qendërmbrojtësit Skriniar dhe Lucas Hernandez, ekipi kampion i Francës ka filluar të mendojë edhe për repartin e sulmit.
Sulmuesi i Mallorca, Kang Lee është shumë pranë transferimit në “Parc des Princes”. Si klubi spanjoll ashtu edhe PSG janë të sigurt se marrëveshja do të përfundojë shumë shpejt. Testet mjekësore tashmë të përfunduara, marrëveshja verbale midis dy klubeve mbetet në fuqi, pritet vetëm nënshkrimi i 22-vjeçarit nga Korea e Jugut.