
Mbappe duket gjithnjë e më larg Paris Saint-Germain, por kjo nuk e pengon klubin francez që të jetë aktive në merkato. Deri më tani ka afruar në ekip emra të mëdhenj sidomos në mbrojtje dhe tashmë po mendon edhe për repartin e sulmit.
Emri më i dëshiruar nga bordi drejtues i kampionëve të Francës është ai Bernardo Silvas. Ka shumë gjasa që portugezi të largohet nga kampionët e Europës edhe pse situata aktuale tij dhe klubit është e paqartë.
Por një arsye më shumë që ai të trasnferohet në Paris është edhe dëshira e trajnerit të ri të parizienëve, Luis Enrique, i cili ka dhënë miratimin për këtë transferim duke ditur aftësitë teknike të lojtarit.
Poll