
U bashkua me Barcelonën në vitin 2010 dhe që prej asaj periudhe ai ka arritur që të fitojë gjithçka me fanellën katalanase. Fjala është për Javier Mascherano i cili duket se e ka kuptuar se periudha e tij e qëndrimit në klubin blaugrana ka marrë fund dhe paralajmëron largimin në fund të këtij sezoni.
"Mendoj se faza ime këtu ka përfunduar. Normalisht pas gjithë këtyre viteve të kaluara këtu nuk kam çfarë jap më tepër për këtë klub. Nuk flas i inatosur, përkundrazi pasi këtu kam kaluar vitet më të mira të karrierës sime. Unë jam një nga ata njerëz të cilët e dinë se kur duhet të tërhiqen."
Poll