
Newcastle këtë sezon ndodhet në vendin e dytë, duke qenë një nga skuadrat që po rivalizon më shumë Arsenal në garën për titullin kampion. Duke parë edhe performancen e skuadrës sheikët do të tregohen të papërmbajtshëm në merkato.
Klubi anglez kërkon shërbimet e sulmuesit të Barcelonës, Memphis Depay, i cili nga drejtuesit e shikojnë si një “gur” të rëndësishëm në formacionin e Newcastles.
Kështu anglezët janë të gatshëm të paguajnë kartonin e holandezit dhe të mbyllin operacionin në janar, pasi holandezi nuk preferohet edhe shumë nga Xavi Hernandez.
Nga ana tjetër, 28-vjeçari është i hapur për një rikthim në “ishull”, pasi më parë ka luajtur për Manchester United në sezonet 2015-2017 dhe projekti i Newcastle mund ta bindë të largohet përfundimisht nga Barcelona.