
Newcastle është gati për të bërë çmendurinë e radhës në merkato. Skuadra angleze ofron 20 milionë euro për lojtarin holandez të barcelonës. Bëhet fjalë për Memphis Depay, i cili duket se po luan ndeshjet e fundit në “Camp Nou”.
Ky do ishte një operacion që do të kënaqte “xhepat” e barçës, apsi katalanasit prej kohës kanë dashur shitjen e tij, por në zyrat e klubi nuk kishte arritur shifër që përmbushte dëshirat e katalanasve.
Kujtojmë se kontrata aktuale e Depayt me Barçën përfundon në qershor të vitit 2023 dhe në këto kushte drejtuesit nuk do të kundërshtonin shitjen e tij.
Problemi është se lojtari nuk dëshiron të lëvizë tani dhe preferon të presë deri në qershor. Së pari, të vendoste më me qetësi të ardhmen e tij dhe së dyti, sepse nëse ai dilte i lirë, rekordi i tij në klubin ku firmosi do të ishte më i lartë.