
Ish-mbrojtësi i Milan, Alessandro Nesta foli në prag të sfidës Milan-Napoli për çerekfinalet e Champions League. Për “Prime Video” Nesta motivoi ish-ekipin e tij duke vlerësuar rëndësinë që nga kjo ndeshje duhet të dalin me avantazh në gola.
“Në Napoli ata treguan se po kthehen dhe mendoj se sot është ndeshja më e rëndësishme për Milanin. Sot ata duhet të udhëheqin sepse do të jetë shumë e komplikuar në Napoli.”
Nesta e ka fituar trofeun më prestigjioz për klube me Milanin dy herë, në vitet 2003 dhe 2007, atëherë kur ka qenë dhe suksesi i fundit për kuqezinjtë në Evropë.
Poll