Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

BOTA

Në Spanjë plasin “bombën”, rivalët e Barcelonës mendojnë për Robert Lewandowskin

Shkruar nga NEWSPORT
Në Spanjë plasin “bombën”, rivalët e

Robert Lewandowski është një lider te skuadra e Barcelonës. Për të ardhmen e tij kohët e fundit është folur shumë, teksa tashmë në skenë ka dalë një tjetër emër “big”.

Sipas gazetarit Ruben Uría bëhet me dije se për ish-sulmuesin e Bayern Munich po mendojnë te Atletico Madrid. Rivalët e katalanasve po shikojnë mundësinë për të përforcuar repartin e sulmit në merkaton e verës dhe 35-vjeçari pëlqehet nga drejtuesit e “Colchonero”.

Burimi në fjalë thekson se Atletico është e gatshme të shpenzojë për transferimin e Levas. Ndërkohë nga ana tjetër kujtojmë se sulmuesi polak është në vitin e dytë te Barcelona, teksa këtë sezon ka shënuar 20 gola.

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7