Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Në rrezik për jetën pas festës së titullit, PSG komunikim zyrtar për lojtarin e skuadrës

Shkruar nga NEWSPORT
Në rrezik për jetën pas festës së titullit, PSG
Paris Saint-Germain arriti të kurorzohej kampione e Francës mbrmjen e djeshme për herë të 11-të në historinë e saj. Por festa në kryeqytetin francez ka zgjatur shumë pak pasi ditën e sotme një ngjarje e rëndë ka tronditur klubin parizien. Bëhet fjalë për portierin e 3-të Serigo Rico. Rico ka udëtuar drejt Spanjës pas fitimit të titullit kampion me Parisin, nga ku është aksidentuar. 29-vjeçari ka qenë duke kalëruar dhe ka rënë duke marrë kështu dëmtime të rënda. Ai është transportuar me helikopter në spitalin Virgen del Rocio të Sevillas. Për aksidentin e futbollistit spanjoll ka folur edhe një zëdhëns i PSG-s. “Ai është në gjendje të rëndë” Përpos kësaj ka qenë edhe vetë klubi i parisit që ka reaguar nëpërmjet një postimi në Twitter. “Paris Saint-Germain është në dijeni për aksidentin që përfshiu lojtarin Sergio Rico sot dhe mbetet në kontakt të vazhdueshëm me të familjarët e tij. I gjithë komuniteti kuqeblu është mbështetjen e tij”, ka shkruar Paris Saint-Germain.
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga