Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Ndeshja e kthimit, klubi i Ballkanit njofton tifozët: Ejani me avionin tonë

Shkruar nga NEWSPORT
Ndeshja e kthimit, klubi i Ballkanit njofton tifozët: Ejani me avionin

Ballkani do të luajë kundër Ludogorets, ndeshje e vlefshme për turin e parë të Champions League. Kjo sfidë është programuar të zhvillohet të martën e javës së ardhshme. Ndërkohë suharekasit presin mbështetjen maksimale të tifozëve të tyre.

Për këtë, klubi i Ballkanit ka bërë një postim në rrjetet sociale ku i fton të bashkëpunojnë për të udhëtuar me charter-in e tyre. Në njoftimin e klubit të Ballkanit thuhej:

“NJOFTIM!

Tifozë të dashur,

Të gjithë ju që jeni të interesuar për të fluturuar drejt Bullgarisë, për ta mbështetur klubin kampion të Kosovës, në duelin e dytë ndaj Ludogorets, mund të bëheni pjesë e nisjes së përbashkët, me aeroplanin Charter, të kontraktuar nga klubi.

Për çdo informatë detajuese, kontaktojeni agjensionin "Bon Voyage", me përgjegjës Besnik Vitakun, në këtë numër telefoni:

+38346484848

Nisja bëhet të martën, sikurse edhe kthimi i përbashkët, pas ndeshjes.

Na priftë e mbara”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga