Thomas Brdaric
Thomas Brdaric duket se do të ndryshojë ambient sezonin e ardhshëm në Superligën e Kosovës. Pasi siguroi mbijetesën me ekipin e Drenicës, trajneri gjerman ka marrë një ofertë për të drejtuar ekipin e Malishevës.
Malisheva e mbylli sezonin në vendin e dytë, por për çudi në përfundimin e kampionatit shkarkoi trajnerin Bylbyl Sokoli. Sipas asaj që shkruan “Gazeta Olle” Brdaric është kandidati kryesor për të marrë drejtimin e ekipit që do të luajë në Conference League sezonin e ardhshëm.
Palët kanë zhvilluar bisedime paraprake dhe pritet vetëm zyrtarizimi nga ana e klubit kosovar.
Poll
