Drita - Champions League
Drita ka mësuar pak minuta më parë kundërshtarin me të cilin do të përballet në raudin e parë kualifikues të UEFA Champions League.
Kampionët e Kosovës do të masin forcat me FK Kauno Zalgiris, ekip i cili militon në elitën e futbollit lituanez.
Pasi kanë mësuar verdiktin e shortit, bardheblutë kanë reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, aty ku shkruajnë se do të japin gjithçka, për stemën, qytetin dhe të gjithë mbështetësit.
POSTIMI:
"Shorti u kompletua,
Do të përballemi me Kanuno Zalgiris (Lituani) në raundin e parë të Champions League.
Një sfidë e re europiane na pret përpara dhe jemi të gatshëm të japim gjithçka për stemën, qytetin dhe mbështetësit tanë.
Së bashku, ecim përpara”
Poll
