Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

ZYRTARE/ U rikthye në momentin më të vështirë te kampionët e Kosovës, klubi merr vendimin për lojtarin kyç

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ U rikthye në momentin më të vështirë te
Leutrim Rexhepi

Leutrim Rexhepi nuk do të jetë më pjesë e Dritës. Është vetë klubi që ka njoftuar zyrtarisht largimin e portierit përmes një postimi në rrjetet sociale, aty ku shkruan se i janë falenderues lojtarit për zgjedhjen për t’u rikthyer në momentin e tyre më të vështirë, pas dëmtimit të Eron Isufit.

Mbulimi i këtij boshllëku u dallua menjëherë me paraqitjet e 32-vjeçarit i cili dha një kontribut të çmuar në fitimin e titullit kampion për skuadrën nga Gjilani, diçka të cilën vetë klubi e përmend në shkrimin e mëposhtëm.

Më herët, Rexhepi ka qenë pjesë e skuadrave si Ferizaj, Dinamo dhe Vitisë.

POSTIMI:

"Faliminderit Leo,

Leutrim Rexhepi ka përfunduar kontratën me klubin tone. Ju kujtojmë se Leutrimi ishte rikthyer te klubi ynë në një moment të rëndësishëm, pas situatës emergjente të krijuar nga lëndimi i portierit Eron Isufi. Ai iu përgjigj thirrjes së klubit duke u bashkuar me ne.

FC Drita e falënderon Leutrimin për kontributin, angazhimin dhe profesionalizmin e treguar gjatê gjithë kësaj kohe."

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Poll

Lexo gjithashtu