Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

MOURINHO pas humbjes në finale: Na u bë padrejtësi, gjyqtari dukej spanjoll

Shkruar nga NEWSPORT
MOURINHO pas humbjes në finale: Na u bë padrejtësi, gjyqtari

Roma humbi përballë Sevillas në finalen e Europa League dhe Jose Mourinho nuk është aspak i kënaqur. Portugezi gjithashtu ka rezerva edhe për abitrin e sfidës, që sipas tij nuk gjykoi drejt dhe gjithçka ra në “kurriz” të italiane.

 “E vërteta është se ne të gjithë jemi shumë të trishtuar. Shkojmë në shtëpi të vdekur për shkak të një padrejtësie. Por, ishte një lojë e madhe, një finale e madhe. Kishim shanset më të mira për të fituar. Pastaj penalltitë janë penallti, duhet t’i shënosh dhe ata kanë fituar.

 Kartonët e verdhë? Kur duhej t’i jepte Lamelës të dytin, ai nuk ia dha. Dhe më pas shënoi një nga penalltitë. Është një padrejtësi. Ndikimi i gjyqtarëve në ndeshjet tona është diçka me të cilën jemi mësuar, por në një finale evropiane nuk e prisja.

Vetëm shikoni gojën e Ibanez dhe kuptoni gjithçka, shihni Lamela që ka gjuajtur një penallti dhe duhet të ishte përjashtuar; Mjafton të shihni se skuadra që luajti më mirë në pjesën e parë është ajo që ka përfunduar me tre kartonë të verdhë. Pellegrini bie dhe është i verdhë, Ocampos simulon dhe nuk ka karton të verdhë.

Sevilla është një ekip i madh, është një realitet. Ata kanë një skuadër që ne nuk e kemi. Gjithashtu kanë përvojën. Ne patëm një pjesë të parë të shkëlqyer, pastaj padyshim që ata patën një reagim”, përfundoi trajneri i Romës.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga