
Roma pret në “Olimpico” Feyenoord për të zhvilluar mes tyre dhe çerekfinalen e dytë mes tyre në Europa League. Verdhekuqtë kanë humbur sfidën e parë me shifrat 1-0, ndërsa në shtëpi kërkojnë kualifikimin përballë tifozëve të tyre.
Në konferencën për shtyp në prag të këtij takimi, Jose Mourinho shfaqet i qetë, ndërsa e e mab në “ankth” gjendja e Dybalas. Ndërkohë ndër të tjera portugezi kërkon që tifozët të jetë rret 67 mijë të pranishëm nëstadium për të mbështetur skuadrën në një ndeshje delikate siç është ajo e nesërmja.
"Ne jemi të qetë. Është një ndeshje e mirë për të luajtur. Ka një rezultat negativ në ndeshjen e parë, por është e hapur. Unë dua 67 mijëra tifozë pranë nesh.
Dybala? Nuk e di , deri më tani ka bërë stërvitje me intensitet të ulët. Vetëm nesër në mëngjes do ta shikojmë nëse mund të luajë, të jetë në pankinë, të fillojë në formacionin fillestar ose nëse nuk do të jetë i disponueshëm.
Kam një qetësi, 24 orë para takimit është vërtet e çuditshme. Dua maksimumin nga ekipi për të siguruar kualifikimin, ndryshe kthehemi në shtëpi të trishtuar dhe pa arritur asgjë.
E rëndësishme është të shënojmë dy gola më shumë se Feyenoord për të fituar, nuk ka rëndësi nëse i shënojmë në fillim, në fund, gjatë kohës shtesë”, ka deklaruar Mourinho.