Kanë përfunduar një prej dy ndeshjeve të para para të ditës së sotme, të vlefshme për javën e 21-të të Superiores. Në këto dy sfida u shënua një total prej 3 golash.
Tirana ia doli që të triumfonte në shtëpi përballë Flamurtarit me rezultatin 1-0, falë golit të sulmuesit sllovak Myslovic. Kështu, bardheblutë shkojnë në kuotën e 17 pikë në vendin e fundit, me 1 pikë më pak se Flamurtari i 9-ti dhe 2 më pak se Bylis i 8-ti.
Në krahun tjetër, Vora barazoi 1-1 me Teutën. Për vorakët shënoi Kasalla në minutën e 26-të, ndërsa për durrsakët rrugën e rrjetës e gjeti me penallti Maçolli në të 112-tën, duke shkaktuar edhe braktisjen e ndeshjes nga lojtarët e Vorës për disa minuta.
Kështu, Vora me 24 pikë mbetet në vendin e 7-të. Ndërsa Tetua me 3 pikë më shumë, vazhdon të jetë në vendin e 5-të të renditjes.
REZULTATET:
Tirana 1 – 0 Flamurtari (Myslovic 77')
FORMACIONET ZYRTARE:
TIRANA: Tafas, Vera, Basilio, Leshi, Myskovic, Ernest, Marku, Xhixha, Vogli, Tabekou, Kresic. Trajner: Ardian Nuhiu.
FLAMURTARI: Aleksovski, Gomes, Squadrone, Veiga, Trashi, Oshafi, Marku, Bangaly, Ramadani, Chantakias, Maksuti. Trajner: Francesco Moriero.
77' GOL TIRANA! Shënon Myslovic.
53' Tiranën e shpëton shtylla, Flamurtari i afrohet golit me Oshafin.
28' Te Flamurtari pretendojnë për penallati, Jorgji thotë "jo".
Teuta 1 – 1 Vora (Maçolli 90+12' / Kasalla 26')
FORMACIONET ZYRTARE:
TEUTA: Selmani, Zhongo, Jazxhi, Maçolli, Fofana, Boçi, Rooney, Arifi, Toli, E.Vila, Wotlai. Trajner: Enkeleid Dobi.
VORA: Harizaj, Repaj, Tabaku, Kasalla, Vrapi, Adeloye, Fazlagic, Daka, Barjamaj, Shehi, Geci. Trajner: Arjan Bellai.
90+12' GOL TEUTA! Shënon Maçolli.
96' Penalltia në favor të Teutës, lojtarët e Vorës braktisin ndeshjen.
85' Vora me 10 lojtarë, kapiteni Tabaku ndëshkohet me karton të kuq.
26' GOL VORA! Shënon Kasalla.
