Shorti i Kategorisë Superiore kishte rezervuar një sfidë tejet interesante në javën e parë. Hiç më pak se një ndeshje derbi mes Dinamos dhe Tiranës në orën 20:00 në një ditë të diele në Elbasan Arena.
Pas shumë ndryshimeve në të dyja skuadrat, pritej një interes i madh nga tifozët për të parë nga afër këtë duel. Megjithatë nuk rezultoi kështu teksa në shkallët e stadiumit kishte sërish mungesa. Ndoshta mund të jetë stadiumi i cili ndodhet larg qytetit, por kjo gjë nuk i ka pëlqyer Moisi Dalipajt, komentatorit të mirënjohur në radio.
“Për herë të parë në kaq vite sa kam që transmetoj ndeshje futbolli shoh kaq pak njerëz në një ndeshje derbi. Aq pak sa nuk bërtasin dot”, ishin fjalët e Dalipajt gjatë transmetimit të emisionit radiofonik ‘Nga njëra ndeshje në tjetrën’.
