Barcelona - Real Madrid
Barcelona e vajzave nuk ka treguar “mëshirë” kundër Real Madrid as në ndeshjen e dytë çerekfinale të Champions League. Katalanaset kishin fituar ndeshjen e parë në Madrid 6 – 2, ndërsa sot triumfuan 6 – 0, me rezultatin e përgjitshëm 12 – 2.
Në sfidën e luajtuar në “Camp Nou”, vendaset e treguan “etjen” për të “çarë” portën e Realit që në pjesën e parë, e mbyllur 4 – 0. Te Barça, lojtarja me notën më të lartë sipas “Flashscore” rezultoi Alexia Putellas, 9.7, 1 gol dhe 2 asiste.
Në gjysmëfinale, Barcelona e vajzave do të “përplas brirët” me Bayern Munich.
Poll
