
Mauricio Pochettino ka deklaruar se dëshiron të afrime të reja në merkaton e dimrit. Në një prononcim për mediet, trajneri i Chelsea-it ka deklaruar se i duhen ndërhyrje urgjente. Edhe pse në 18 muaj janë shpenzuar afro 1.2 miliardë euro, siç duket kjo nuk ka mjaftuar për të ndërtuar një ekip kompetitiv.
Fundi i sezonit ishte për t’u harruar, por edhe i riu nuk ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme. Në gjashtë ndeshjet e para, “Blutë e Londrës” kanë arritur të marrin vetëm një fitore. Shifra këto që nuk i shkojnë aspak për shtat klubit anglez për objektivat që ka.
“Ne kemi nevojë për disa përforcime. Tashmë po punojmë për seksionin e ardhshëm të merkatos, janarin. Në të njëjtën kohë po punojmë edhe për të rikuperuar të dëmtuarit. Duke nisur nga Nkunku, i cili me siguri do të na japë më shumë forcë me golat që do të shënojë”, u shpreh 51-vjeçari argjentinas.
Pritet të shihet se ku do të ndërhyjë Chelsea, që në këtë fillim sezoni ka marrë pak minuta edhe sulmuesi i kombëtares shqiptare, Armand Broja.