“Skënder Gega më ftoi në stafin e tij”, këto ishin fjalët që deklaroi Ledio Pano në një intervistë për mediet. Ish-lojtari i Partizanit tregoi se nuk e pranoi ofertën e Gegës për t’iu bashkuar stafit të tij gjatë kohës kur drejtoi të kuqtë. Sot, Pano feston 52-vjetorin e lindjes.
Në këtë ditë të veçantë të tij, s’mund të mungonte as urimi i Skënder Gegës. Miqësia e tyre vijon të jetë e ngushtë, edhe pse distanca Shqipëri – Amerikë është e madhe. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gega e uron duke shkruar: “Gëzuar ditëlindjen shoku im. Ju uroj shëndet dhe gëzim”.
