Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Messi “rikthehet” në Barcelonë: Patëm një debat me ish-trajnerin, por në fund i kërkova të qëndronte

Shkruar nga NEWSPORT
Messi “rikthehet” në Barcelonë: Patëm një debat
Lionel Messi është “rikthyer” në Barcelonë. Në fakt jo për të luajtur në “Camp Nou” por është rikthyer ta kujtojë skuadrën nga ku pati vitet më të suksesshme në karrierën e tij. Sulmuesi argjentinas ka dhënë një intervistë për “Universo Valdano”, e cila do të transmetohet e plotë mbrëmjen e sotme me gazetarin Jorge Valdano, ku “Pleshti” foli për Barçën e 2015 ku arriti të fitonte edhe tripletën dhe marrëdhënien e tij me ish-trajnerët. “Kisha një marrëdhënie spektakolare me të (Luis Enriquen), i thamë të qëndronte. U ktheva nga Argjentina pas pushimeve dhe luajtëm më 2 ose 3 janar, nuk më kujtohet saktësisht unë përfundova në stol dhe patëm një debat që zgjati “pak”… por më pas kishim një marrëdhënie spektakolare deri në ditën e fundit, kur ai vendosi të largohej dhe i thash të rrinte, të mos ikte se ishim mirë”, rrëfeu Messi për Luis Enriquen. Ndërkohë nga ana tjetër kapiteni i Argjentinës nuk kishte si të linte pa përmendur edhe Pep Guardiolën, për të cilin është shprehur se i ka bërë shumë “dëm” futbollit, pasi shumë skuadra dhe trajnerë të tjerë janë munduar ta “imitojnë” lojën  e tij, teksa thekson se ka një mënyrë tëë veçantë të të lexuarit të lojës dhe komunikimin me lojtarët.
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga