
Bayern dhe Inter do të ndeshen në sfidën e fundit të grupeve të Champions League. Takimi që do të zhvillohet në orën 21:00, në stadiumin “Allianz Arena” shikon përballë njëra tjetres dy ekipe të kualifikuara për në raundin tjetër.
Mesfushori i kombëtares gjermane dhe njëkohësisht i Bayern, ka folur në deklaratën para ndeshjes rreth disa sekreteve të tij por dhe pritshmëritë në sfidën e nesërme. Joshua Kimmich nuk ka nguruar të shpreh mendimin e tij për eleminimin e Italisë nga Kupa e Botës.
Deklarata e mesfushorit, Joshua Kimich:
Pothuajse jeni aktivizuar çdo takim, cili është sekreti juaj?
"Unë vij gjithmonë në stërvitje dhe jap më të mirën nga vetja, duhet shumë punë dhe shumë përkushtim. Kjo është arsyeja pse ju stërviteni, që të mund të luani mirë në ndeshje. Ne nuk vijmë këtu për t'u argëtuar, por për të krijuar një formë bazë të caktuar”.
Çfarë mendoni për futbollin italian, nisur nga momenti i komplikuar që po përjeton edhe kombëtarja?
“Jemi përballur disa herë me Italinë, madje edhe në Ligën e Kombeve. E shihni që diçka po ndryshon, ka lojtarë që janë jo shumë të njohur por po bëjnë mirë. U habita që kampionët e Europës nuk u kualifikuan në Kupën e Botës”.
Si e shikoni përballjen e nesërme?
"Kam lexuar shumë spekulime për zgjedhjet tona taktike, ne duam të dërgojmë sinjale jo vetëm për ekipin por edhe jashtë tij. Ne dëshirojmë që të argëtohemi në fushë, duam të fitojmë çdo ndeshje. Pastaj do të shohim se si do të vendosemi në fushë, dje analizuam ndeshjet e fundjavës që lamë pas. Sot dhe nesër do të fokusohemi te ndeshja kundër Interit, kaq mjafton”.
Jeni favorit për Champions League?
"Ndoshta, në fillim të sezonit askush nuk e mendon këtë, është diçka që do të vendoset nga shkurti e në vazhdim. Jemi krenarë që kemi bërë mirë në një grup të vështirë dhe jemi kualifikuar në raundin e dytë dy ndeshje më herët dhe siguruam vendi e parë. Kjo është ajo që ka rëndësi për momentin."
Pavarësisht kundërshtarit, ju gjithmonë tregoni maksimumin. Sa është e rëndësishme?
"Shumë e rëndësishme, mbajtja e një niveli të lartë është thelbësore. Është mënyra e duhur për t'iu qasur çdo ndeshjeje, ne e kemi ndjekur këtë sistem edhe kur rezultatet nuk shoqëronin paraqitjet tona në fushë. Të gjithë lojtarët mund të luajnë në një nivel shumë të lartë, kjo është ajo që na duhet për të qenë të suksesshëm".