Manchester United mposhti 3-1 Burnleyn në sfidën e radhës së Premier League. Goli i parë do realizojë me MC Tominay, që në minutën e shtatë. I dyti për djemtë e Ragnick do vinte me fat, pasi Mee shënon në portën e tij pas 27 minutash lojë. Nuk mund të mungojë Ronaldo. Ronaldo dërgon topin në rrjetë në të 35-tën. Burnley ngushton shifrat në të 38-tën, por vetëm kaq, pasi përfundimisht takimi do fiksohej në shifrat 3-1.
“Djajtë e kuq” shkojnë në kuotën e 31 pikëve në vendin e gjashtë. Në krahun tjetër, Burnley qëndron e 18-ta me 11 pikë. Ky takim ishte i vetmi i Premier League për sot.
Video e golave:
https://streamable.com/fupb3k https://streamable.com/yxss4y https://streamable.com/6xto8i