
Paris Saint-Germain nuk heq dorë nga nënshkrimi i sulmuesit anglez, Harry Kane. Kampionët e Francës po mundohen të bindin shefin e Tottenham, Daniel Levy që të shesë sulmuesin.
Presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi ka një marrëdhënie mjaft të mirë me Levyn dhe të dyja palët kanë qenë në kontakt të rregullt për një transferim të mundshëm, por një ofertë zyrtare nuk është paraqitur ende.
Tottenham dëshiron më shumë se 100 milionë paund për golashënuesin më të mirë të të gjitha kohërave të “Spurs” dhe i takon Parisit dhe Bayernit që të ‘shkundin’ xhepat.
Poll