Jovan Manev është futbollisti më i ri i Shkëndijës së Tetovës. Vetë klubi e ka njoftuar afrimin e mbrojtësit të qendrës përmes një komunikimi zyrtar, i cili vjen nga kampionati kroat ku është aktivizuar me Rijekën. 25-vjeçari firmosi një kontratë që do ta mbajë të lidhur me kuqezinjtë deri në verën e vitit 2028.
Me një përvojë të gjerë ndërkombëtare, ku ka luajtur për skuadra si Osijek, Adana Demirspor, Novi Pazar dhe së fundmi Rijeka, Manev ofron garancinë e duhur në prapavijë, marrë në konsideratë edhe rrugëtimin që vetë Shkëndija po kalon në kualifikueset e Conference League.
Sa i përket paraqitjeve me përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut, ai është aktivizuar në 13 ndeshje me ekipin e parë duke shënuar edhe një gol.
