
Nderim Nexhipi kur ishte pjesë e Partizanit
Nderim Nexhipi ka festë ditën e sotme. Ish-futbollisti i Partizanit dhe Flamurtarit në Superiore, feston sot ditëlindjen e tij të 41-të, teksa nuk kanë munguar edhe urimet.
Tashmë në rolin e drejtorit sportiv te klubi i Shkupit, janë pikërisht këta të fundit që e kanë uruar publikisht Nexhipin.
“Sot feston ditëlindjen, drejtori sportiv i klubit tonë Nderim Nexhipi. Të urojmë shëndet e fat, edhe 100 drejtor”, shkruajnë bardheblutë e kryeqytetit të Maqedonisë së Veriut.
Kujtojmë se Nexhipi njihet kryesisht për kohën që kaloi te Partizani. Ai u kthye në idhull për tifozët e kuq, duke krijuar një lidhje tepër të veçantë me ta.
View this post on Instagram