
Marrëdhënia e këngëtares së njohur Çiljeta Xhilaga me portierin e Partizanit, Alban Hoxhën është ndër më të përfolurat në botën e "showbiz-it" shqiptar për momentin.
Ndonëse të dy personazhet njohura nuk e kanë pranuar piblikisht një lidhje të mundshme mes tyre, mediat e bëjnë fakt të kryer një gjë të tillë.
Ndërkohë që, Çiljeta ka qenë e ftuar pak çaste më parë në TV Klan, ndërsa prezantuesja e emisionit, Rudina Magjistari ka pyetur këngëtaren në lidhje me kapitenin e Partizanit. Para se të përgjigjej, Çiljeta tha: Na bërë për ujë të ftohtë tani, ndërsa nuk e mbajti dot të qeshurën. Më pas u shpreh: "Me Albanin jam njohur në një nga lokalet e Tiranës, rastësisht. Ai kishte ardhur me një miken tonë të përbashkët, ndërkohë që unë isha e ftuar si këngëtare atë mbrëmje. Më pas kemi dalë disa herë shëtitje, të shoqëruar nga djali im dhe djali i tij. Albani është një djalë i mirë që e respektoj pa fund. Kaq! (qesh)".