Cristiano Ronaldo me Gorginën, nënën dhe vajzat e tij
Cristiano Ronaldo ka ndarë një mesazh të veçantë në rrjetet sociale me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas. Ylli portugez publikoi një foto në Instagram ku shfaqet i rrethuar nga gratë më të rëndësishme në jetën e tij.
Në postim ai shfaqet pranë partneres së tij Georgina Rodriguez, vajzave, nënës dhe motrave. Futbollisti shfrytëzoi këtë moment për t’u bërë një dedikim të veçantë.
“I rrethuar nga gra të forta. Gio, vajzat e mia, nëna ime dhe motrat e mia. Jam mirënjohës për ju çdo ditë. Gëzuar Ditën e Gruas,” shkroi Ronaldo në mesazhin e tij.
View this post on Instagram
Poll
