Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

GOSSIP

Nga moderimi në futboll te “reality show”, Hygerta Sako tregon arsyen e FORTË pse u fut në Big Brother VIP

Shkruar nga NEWSPORT
Nga moderimi në futboll te “reality show”, Hygerta Sako tregon
Hygerta Sako

Hygerta Sako ishte së fundmi e ftuar në emisionin “Sol”, ku foli për rrugëtimin e saj në reality show-n “Big Brother VIP Kosova”. Ajo tregoi se vendimi për t’u bërë pjesë e këtij formati erdhi edhe për shkak të vështirësive ekonomike që po përjetonte në atë periudhë.

“E dija që shumë njerëz do të pëlqenin banorë të tjerë, por isha e lumtur se ata që do më donin, do më donin prej vërteti”, tha ajo. Gjithashtu ajo ka folur edhe për mënyrën se si u perceptua nga publiku gjatë qëndrimit të saj në shtëpi.

“Ata që janë pak më të rritur më kanë kuptuar, ma kanë vlerësuar edhe logjikën e analizën. Kurse brezi i ri kanë tjetër formë të menduarit, logjikuarit”, tha Sako. Kujtojmë se Hygerta Sako arriti deri në finalen e “Big Brother VIP Kosova”, ku u rendit në vendin e pestë.

Poll

Lexo gjithashtu