Douglaz Luiz
Douglaz Luiz po përjeton një moment plot aventura, brenda edhe jashtë fushe. Pasi ka ndryshuar disa skuadra në vitet e fundit, ish-ylli i Juventus i pëlqen të provojë edhe eksperienca të reja në jetën e tij sentimentale.
Kështu, mesfushori brazilian duket se ka “zyrtarizuar” një tjetër romancë, këtë herë me Duda Gaspar, një influencese e njohur në Londër. Duda njihet edhe si vajza 19-vjeçare e legjendës së Arsenalit, Edu Gaspar.
Luiz ishte në një marrëdhënie prej vitesh me bukuroshen tjetër Alisha Lehmann, me të cilën luante në të njëjtat skuadra në Angli dhe Itali, më respektivisht te Aston Villa dhe “Zonja e Vjetër”, njëri tek e meshkujve dhe tjetra tek ajo e femrave.
Douglaz Luzi me të dashurën e tij të re
Poll
