E ftuar në “Top Albania Radio”, gazetarja sportive dhe ish banorja e Big Brother VIP Albania 5, Sabina Mete, ka folur për disa tema të ndryshme. Mete, është ndalur tek të qënurit “VIP”, teksa sipas saj, të atillë sot në Shqipëri quhen eskortat.
Ndër të tjera, gazetarja sportive ka theksuar se në vendin tonë nuk mund të bësh jetë luksi me një rrogë 1 mijë euro në muaj. Sabina shton më tej, se ky është realiteti i sotëm, me të cilin përballet pjesa më e madhe e shoqërisë në Shqipëri.
“Një emër kanë ato, eskorta quhen. Eskortat e famshme i quajmë eskorta VIP. Mbase këto eskortat VIP mund të ndryshojnë nga çmimi, nuk e di. E ndoqa emisionin në fakt, edhe për sa i përket çmimeve, punës dhe orareve. Ka lloj-lloj mënyrash për të nxjerrë atë lekun e shpejtë, për të bërë atë jetën që do, varet ti si do ta zgjedhësh, si do ta përdorësh jetën tënde, trupin tënd. Nuk kam ndonjë gjykim, të them të drejtën. Megjithatë janë shtuar kaq shumë dhe ka kaq shumë njerëz që vërdallë pa ndonjë aftësi të spikatur, jo vetëm në media por kudo, por secili ka rrugën e vet dhe merr përsipër riskun e tij. Për aq kohë sa u jepet hapësirë dhe mundësi, pse jo.
Ti i kupton gjërat se si ndodhin, sepse jetojmë këtu dhe kemi një rreth shoqëror nga ku marrim informacione. Nuk mund të kesh një rrogë nën 1 mijë euro dhe të bësh një jetë luksi apo të udhëtosh në Mykonos, sepse këto janë shpenzime të konsiderueshme. Po flasim për realitetin e pagave që kemi. Nëse një studente vjen në Tiranë dhe nuk ka një banesë të sajën, duhet të përballet me qiranë, faturat dhe shpenzimet bazë. Atëherë çfarë do zgjedhë më parë? Të përballojë jetesën apo të ndjekë një stil të shtrenjtë, si për shembull të blejë një çantë Guçi, që në shumë raste rezulton të jetë jo origjinale”, tha Sabina Mete
