
Luis Enrique do të jetë trajneri i ri i PSG-së. “La Parisien” ka raportuar se aventurës së Christophe Galtier në Paris i ka ardhur fundi. Detajet e fundit mes timonierit francez dhe drejtuesve të parizienëve po diskutohen për ndërprerjen para kohe të kontratës mes tyre.
Galtierit do t’i paguhet një dëmshpërblim prej rreth 6 milionë eurosh, pasi ka kontratë deri më 30 qershor 2024.
Ndërkohë nga ana tjetër Enrique ka rënë dakort për një kontratë 2-vjeçare dhe me opsion edhe për një vit tjetër. Marrëveshja është arritur dhe tashmë zyrtarizimi i tij pritet të ndodhë javën e ardhshme. PSG-ja po punon gjithashtu për transferimin e Lucas Hernandez nga Bayern Munich dhe Lee Kang-In nga Mallorca.
Poll