
Agjencia e lajmeve sportive Newsport.al ka organizuar një lojë nga e hëna në të premte ku të gjithë ndjekësit e redaksisë sonë kanë mundësi të parashikojnë ndeshjet e javës në Kategorinë Superiore, për kampionatin shqiptar.
Për pesë takimet e javës së 11-të, njëri nga ndjekësit tanë, arriti të qëllonte në shenjë. Ai quhet Kujtim Laci dhe ka arritur të gjejë rezultate të sakta për të gjithë sfidat. Rezultatet e javës së 11-të të Superiores ishin këto:
Kukësi - Partizani 1-2
Lushnja - Flamurtari 0-1
Skënderbeu - Kamza 1-1
Luftëtari - Laçi 1-1
Teuta - Vllaznia 1-0
Pasi u paraqit pranë redaksisë sonë me kartën e identitetit, fituesi mori dhuratën te "Mici's Shoes".
Luani me Newsport, fitoni me Newsport! Faleminderit!
[gallery size="full" columns="1" ids="172641"]