
Bayern Munich do të luajë të shtunën një transfertë mjaft të vështirë, një sfidë e cila quhet si “luftë titulli”. Bavarezët do të përballen me Leverkusenin, me këta të fundit që kryesojnë kampionatin gjerman me dy pikë më shumë Bayern.
Java e 21-të e Bundesligës pritet që të sjellë emocione të papërshkrueshme, ku do të jenë 90 minuta të “ashpra” si brenda fushës, por edhe mes trajnerëve Xabi Alonso dhe Thomas Tuchel. Teksa së fundmi në një deklaratë, Tuchel ka thënë se pavarësisht se Leverkusen është një ekip fantastik, Bayerni nuk e vë në dyshim fitoren dhe marrjen e kreut në tabelën e klasifikimit.
“Xavi Alonso ka ndërtuar ekip fantastik, i cili ende nuk ka njohur humbjen e parë në të gjitha garat. Dhe kjo gjë ka tërhequr vëmendjen ne të gjithë Evropën. Pres përballje të dyluftuar nga të dyja kampet. Por, megjithatë kam bindjen se ne nuk do e vendosim në dyshim fitoren dhe marrjen e kreut të renditjes”, është shprehur Thomas Tuchel.