Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

BOTA

Vidal, një "like" konfirmues; e ardhmja te Çelsi?

Shkruar nga NEWSPORT
Vidal, një "like" konfirmues; e ardhmja te Çelsi?

Arturo Vidal kërkohet në Premier Ligë. Në Angli, prej disa ditësh përflitet për një ribashkim mes kilianit dhe Antonio Kontes te Çelsi.

Vidal është titullar i padiskutueshëm te Bajern Mynih, ndërsa ka menduar t'i japë një "like" në Instagram, lajmit të publikuar nga një faqe e tifozëve të Çelsit ku shfaqet mesfushori kilian me Antonio Konten duke festuar një gol me fanellën e Juventusit.

Lajmi në fjalë bën fjalë pikërisht për tratativat mes Bajernit dhe Çelsit mbi mundësinë e transferimit të Vidal në Londër.

Pëlqimi i lajmit nga ana e kilianit ka bërë xhiron e botës, madje deri te tabloidët anglezë, sipas të cilëve ky është një konfirmim për bisedimet mes palëve në lidhje me kalimin e Vidalit te Çelsi.

Tags:

BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7