Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

BOTA

Lidhet me një largim nga Barcelona, reagon mbrojtësi: Nuk iki asgjëkundi

Shkruar nga NEWSPORT
Lidhet me një largim nga Barcelona, reagon mbrojtësi: Nuk iki

Andreas Christensen është padiksutim një nga lojtarët kyç të Barcelonës. Mbrojtësi me eksperiencën e vet po arrin të ndihmojë katalanasit në këtë sezon. Shpesh herë siç ndodh në merkato, emri i tij u lakua për një largim nga “Camp Nou”.

Zëra që ende vazhdojnë të dëgjohen, pasi pretendohet se Barça mund të privohet nga shërbimet e tij për të përfituar financiarisht, teksa kujtojmë se nga Chelsea u transferua me parametra zero. Shitja e tij do iu lejonte katalanasve të përforconin ekipin në pozicione të tjera.

Në lidhje me këtë çështje ka folur vetë danezi, i cili ka hedhur poshtë mundësinë e largimit. Ndër të tjera thekson se përderisa palët janë të kënaqur nuk ka asgjë të vërtetë dhe gjithçka është vetëm zhurmë.

“Unë nuk do të shkoj askund. E dija se nga vija kur nënshkrova për Barçën, jam jashtëzakonisht i lumtur dhe nuk mund të mendoj për asgjë tjetër përveçse të vazhdoj këtu pas verës. Kur dikush si unë e di se çfarë do të ndodhë, ka një qetësi totale. Pjesa tjetër është vetëm zhurmë”, përfundoi Christensen.

 

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7