
Sevilla e ka identifikuar ish-lojtarin e Manchester United, David de Gea si objektiv kryesor nëse Yassine Bounou do të largohet këtë merkato verore.
Siç qëndrojnë gjërat aktualisht, marokeni është zgjedhja e parë për të ruajtur katërkëndëshin andaluzian. Megjithatë, skuadra spanjolle duhet të mbledhë para. Për këtë qëllim, 32-vjeçari mund të shitet këtë verë.
Gjigandët e Bundesligës, Bayern Munich janë një nga skuadrat që kanë në radarin e tyre Bounou. Ekipi spanjoll në krahun tjetër kërkon të marrë rreth 30 milionë euro nga shitja e portierit.
Nëse marokeni largohet nga Sevilla, De Gea është i hapur për të bërë një lëvizje të tillë. Spanjolli gjithashtu është i gatshëm të ulë pagën e tij për të luajtur sërish në La Liga.