
William Gallas ish mbrojtësi i Chelsea ka folur lidhur me Mason Mount, që nuk po gjen më vend në formacionin e Potter. Anglezi nuk është aktivizuar shumë kohët e fundit sidomos pas ardhjes së Potter në timonin e bluve. Ai ka pasur minuta të pakta dhe nuk është startues nga fillimi pothuajse asnjë ndeshje. Vitin e kaluar ai ka qenë vendimtar për Chelsea sidomos në drejtimin e Tuchel. Gallas është shprehur se nuk e kupton këtë zgjedhje të trajnerit duke vlerësuar aftësitë e Mount.
“Është shumë e vështirë për mua ta kuptoj këtë situatë”, shprehet Gallas. “
Kur Lampard ishte atje dhe më pas me Tuchel kishte sezone të shkëlqyera. Thashemthemet për kontratën e tij nuk e ndihmojnë atë. Edhe nëse je duke rinovuar, kjo duhet të jetë detyra e agjentit, ti duhet të qëndrosh i fokusuar në atë që bën në fushë. Mënyra më e mirë për të marrë atë që nënshkruhet në kontratë është të luash, është kaq e thjeshtë. Mos u zemëro dhe mos lejo që performanca jote të bjerë. Duhet t’i tregosh klubit që e ka gabim, sepse e meriton të jesh në formacionin fillestar”, ka përfunduar Gallas.