Ditën e sotme Spanja ka bërë publike edhe listën e lojtarëve të grumbulluar për dy ndeshjet eliminatore të muajit mars. “Furia e Kuqe” do të sfidojë më 25 mars Norvegjinë, ndërsa vetëm 3 ditë më pas do të sfidojë Skocinë.
Për këtë ndeshje trajneri Luis de la Fuente ka shpallur listën e lojtarëve që do të ketë në dispozcion, por ajo që bie në sy janë lënia jashtë e plot 11 lojtarëve. Gjithashtu me largimin e Luis Enriques Barcelona tashmë është “zhdukur” nga kombëtarja, pasi ftesë nga timoneri i ri kanë marrë vetëm Pedri, Gavi dhe Balde.
Unai Simon, Cesar Azpilicueta, Eric Garcia, Hugo Guillamon, Pau Torres , Jordi Alba, Carlos Soler, Marcos Llorente, Koke, Sergio Busquets, Ferran Torres, Yeremy Pino, Marco Asensio, Pablo Sarabia dhe Ansu Fati janë futbollistët që ishin në kampionëtin botërot dhe tashmë janë lënë jashtë listës së Euro 2024.
[caption id="attachment_684863" align="alignnone" width="526"] Lista e lojtareve te grumbulluar nga Spanja[/caption]