Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Në garë për Superioren dhe Kupën, Gert Çarçani jep lajmin “TRONDITËS” për Vllazninë: E ka mbyllur sezonin

Shkruar nga NEWSPORT
Në garë për Superioren dhe Kupën, Gert Çarçani
Gert Çarçani dhe ekipi i Vllaznisë

Moderatori i emisionit “Skander” në MCN, Gert Çarçani ka komunikuar në nisjes të programit se sulmuesi i Vllaznisë Charles Bismark, e ka mbyllur sezonin dhe nuk do të ketë mundësi të jap kontributin për ekipin në fazën “finale” të sezonit.

Kjo qasje ka të bëjë me dëmtimin që 24-vjeçari nga Gana pësoi në ndeshjen e parë të Kupës së Shqipërisë përballë Dinamos, gjysëmfinale.

Çdo mungesë në këtë pikë të sezonit është humbje e madhe për të gjitha ekipet, aq më tepër që Vllaznia e ka shpërndarë fokusin mes Superiores dhe Kupës.

Me ekipin shkodran këtë sezon, Bismark numëron 3 gola dhe 5 asiste në 23 prezenca, totalë. Deri në këtë pikë, vetë klubi kuqeblu nuk ka dalë me komunikatë zyrtare për gjendjen e Bismark, pra shkalla e dëmtimit dhe koha e rikuperimit.    

Poll

Lexo gjithashtu