
Ish-lojtari i Vllaznisë dhe një prej figurave të vlerësuara në futbollin shkodran, Kujtim Shaba ka dhënë se Vllaznia humbi 3-0 kundër Egnatias nga mungesa e dëshirës dhe grinta e munguar. Për Star Plus, Shaba thekson se ekipi nuk e kishte dëshirën për lojë, ndryshe nga kundërshtari. Ish-administratori i Vllaznisë flet edhe për merkaton, që sipas tij është bindur vetëm nga Boshnjaku.
“Me të vërtetë ishte një humbje e papritur kjo kundër Egnatias. Jo disfata sepse në sport këto ndodhin, por mënyra si luajti ekipi. Pa grintë dhe pa pikën e dëshirës, e kundërta e rrogozhinasve. Që pikërisht këtu e fituan ndeshjen, tek grinta dhe dëshira. Sepse po ti marrim në analizë, në asnjë çast nuk ka Egnatia më kualitet se sa Vllaznia.
Por dua të theksoj se edhe futbollistët e ardhur apo edhe ata të stolit kanë diferenca me futbollistët titullarë. Për afrimet kam rezervat e mia, ku përjashtoj vetëm Boshnjakun që deri më tani ka bindur. Futbollistët duhet ta rikthejnë skuadrën ku e duan të gjithë e po ashtu tek objektivat që kanë drejtuesit këtë edicion”, tha Shaba.